Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sveçla: Do të angazhojmë aeroplan për kthimin e bashkëqytetarëve që kanë shpëtuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se do të angazhohet një aeroplan për të mundësuar kthimin e bashkëqytetarëve që kanë shpëtuar nga aksidenti i djeshëm në Sllavonski Brod.

Ai shtoi se mundësia e kthimit të tyre është nesër në mbrëmje.

“Aeroplani është një prej opsioneve por jemi duke punuar edhe ta sigurojmë një aeroplan për kthimin e bashkëqytetarëve që kanë shpëtuar dhe janë liruar nga spitali dhe një pjesë e tyre që do të lirohen nesër dhe mendoj se do të mund të nisen nesër në orët e vona të mbrëmjes”, tha Sveçla në një bisedë telefonike për RTV Dukagjini.

Sveçla shtoi se nuk ka pasur komunikim me ngasësin e autobusit dhe janë 13 bashkatdhetarë që kanë nënshtetësi gjermane.