Sveçla: 26 bashkëqytetarë janë liruar nga Spitali i Brodit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sot janë liruar nga Spitali i Sllavonski Brodit 26 pacientë që ishin lënduar nga aksidenti i djeshëm.

“Gjendja e pacientëve është e mirë, dy janë në kujdes intensiv, njëri është në gjendje stabile dhe 26 bashkëqytetarë sot janë liruar nga spitali i Sllavonski Brodit. Për pacientin që ndodhet në Zagreb është në gjendje të mirë dhe dyshimet për lëndime të shtyllës kurrizore kjo nuk rezultuar si e qëndrueshme”, tha Sveçla në RTV Dukagjini.

Dje dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.