Foto: KALLXO.com

Suspendohet polici që dyshohet se plagosi dy qytetarë në Dragash

Zyrtari policor i cili dyshohet se plagosi dy persona në Dragash është suspenduar menjëherë pas veprës që ka kryer.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Është suspenduar menjëherë, çka ndodh më pas janë procedura që i takojnë Inspektoratit Policor të Kosovës dhe prokurorisë”,  tha Osmanollaj.

KALLXO.com mësoi se polici i stacionit policor në Prizren kishte plagosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur për çështje materiale.

Polici i Kosovës plagos me armë zyrtare dy persona