Suspendohet polici në Kaçanik, dyshohet se rrahu një të mitur me nevoja të veçanta

Policia e Kosovës ka reaguar pas një lajmi në media se “polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me nevoja të veçanta në Kaçanik”.

Sipas Policisë, ndaj zyrtarit policor me inicialet Rr.M. stacioni policor në Kaçanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

Forcat e rendit njoftojnë se zyrtari në fjalë është suspenduar përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja.