Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Suspendohet polici, dyshohet se doli i dehur në punë

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është suspenduar sot nën dyshimin se ka dalë në punë në gjendje të dehur.

KALLXO.com merr vesh se polici i suspenduar është S.M.

Suspendimin e zyrtarit policor e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Sipas Hotit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

“Po, është suspenduar sot me kërkesë të komandantit të stacionit dhe aprovim të drejtorit rajonal”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë ka treguar se polici i suspenduar është i stacionit Mitrovicë e Veriut.