Suspendohet nga puna gardiani i arrestuar dje

Shërbimi Korrektues i Kosovës,  ka suspenduar nga puna gardianin i cili ishte përfshirë në një rrahje me një zyrtar policor dhe një qytetar.

KALLXO.com mëson se gardiani me inicialet F. H. ishte përfshirë në një rrahje tri ditë më parë në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SHKK Florent Gashi.

KALLXO.com raportoi mbrëmë ne lidhje me arrestimin e nje polici një gardiani dhe një qytetari pasi ishin përfshirë në një rrahje.

Mbrëmë është raportuar edhe për suspendimin e policit.