Suspendohet drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj

Tre ditë pasi u rikthye nga shkarkimi në krye të ATK-së, Ilir Murtezaj u suspendua nga Ministria e Financave.

Lajmi për suspendimin e tij e bëri të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se drejtori i ATK-së është suspenduar nga puna për të njëjtat arsye për të cilat ishte shkarkuar muaj më parë.

Ilir Murtezaj ishte shkarkuar në tetor të vitit 2020 me vendim të kryeministrit Hoti.

Sipas kryeministrit vendimi për shkarkimin e tij kishte ardhur për shkak të pa aftësisë, sjelljes së keqe dhe shkeljes së ligjit me rastin e nxjerrjes së një rregullore brenda ATK-së.

Murtezaj ishte kthyer në vendin e punës pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës kishte konstatuar shkelje në mënyrën e shkarkimit të tij.

Sipas KPMSHC-së vendimi i Hotit për shkarkimin e drejtorit të ATK-së nuk ishte i bazuar pasi nuk ishte përmbushur asnjë nga kushtet e parapara për shkarkim në Ligjin për zyrtarët publik.

Pas këtij vendimi Murtezaj ishte kthyer në punën me datë 8 janar 2021, mirëpo në ditën e dytë të punës pas rimarrjes së detyrës i njëjti u suspendua.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me drejtorin Murtezaj mirëpo i njëjti nuk i është përgjigjur telefonit.

Në lidhje me poziten e kreut të ATK-së, në fund të vitit 2020 Kryeministri Hoti kishte deklaruar se shumë shpejtë do të hap konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të ri.

Arsyet pse KPMSHC urdhëroi kthimin e Murtezajt në krye të ATK-së