Foto: KALLXO.com

Suspendohen dy gardianë pasi të burgosurit hipën në kulm

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar dy gardianë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë pas rastit të mbrëmshëm kur dy të burgosur ishin ngjitur në kulm të kësaj qendre.

“ Deri te suspendimi ka rdhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale. Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tersi”, bënë të ditur SHKK-ja.

Dje rreth orës 19:00 dy të burgosur kishin dëmtuar grilën dhe dritaren e dhomës duke u ngjitur mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë.

KALLXO.com kishte mësuar se të burgosurit kishin kërkuar të bisedojnë me prokurorin në shenjë pakënaqësie për vendimin e gjykatësit dhe pas bisedës kishin zbritur poshtë.

Shërbimi Korrektues përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë bisedës me të burgosurit kishte qenë prezent edhe zëvendësdrejtori i përgjegjshëm i SHKK-së, Rasim Selmani.

 

Mitrovicë, dy të burgosur hipin në kulmin e burgut