Amir Hoxha, Foto: Facebook

Suspendimi i zyrtarit policor, reagon Daut Haradinaj

Një zyrtar policor është suspenduar pas një postimi të bërë në rrjete sociale e ku kërkonte pagesën për shujtat për policët.

E, pas publikimit të lajmit për suspendimin e Amir Hoxhës, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai ka e ka quajtur të nxituar vendimin për suspendim ndërsa ka kërkuar rikthimin e tij në punë.

“Veprim i nxituar suspendimi i Amir Hoxhës, i cili edhe me ligj ka për detyrë hetimin e shpërdorimit të të mirave publike. Ftoj organet kompetente për rishikim të vendimit dhe rikthimin e Amirit në vendin e punës”, ka shkruar anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

“Përkundrazi, ai duhet të njihet si Hero pasi që para pak ditësh arriti ta shpëtojë jetën e një qytetari”, ka thënë ai.

Amir Hoxha të premten postoi një reagim në Fcaebook ku edhe kritikoi deputetët e Kuvendit të Kosovës shpenzimet ndërsa kërkoi pagesën për punët e policëve pas orarit.

Suspendohet polici i cili kritikoi deputet për shpenzime dhe kërkoi pagesën për shujta për policët

www.kallxo.com