Supremja vendos për votat nga Serbia

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që rreth 3 mijë vota të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit

KALLXO.com merr vesh se Supremja e  ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia.

Burime të KALLXO.com brenda Gjykatës Supreme kanë konfirmuar se ankesa e Nenad Rashiq mbi të njëjtat votat është vlerësuar si e pasafatshme.