Supremja sot merr vendim për ankesën e kandidatëve të VV-së për votat e Serbisë

Të martën, tre kandidatë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ushtruan ankesë ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ndërsa, sot pritet që Gjykata Supreme të marrë vendim në lidhje më këto ankesa.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Enver Peci, kryetar Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Sot do të merret vendimi për votat e ardhura nga Serbia”, tha shkurt Peci.

Vendimi i PZAP urdhëroi Komisionin Qendror Zgjedhor që të heq nga rezultati përfundimtar i 7 nëntorit rreth 3 mijë vota të ardhura nga shteti serb.

Siç vlerësoi PZAP, votat nga Serbia nuk kishin ardhur ashtu sic e parasheh ligji.

PZAP, dy vendime të ndryshme për të njëjtën ankesë të Nismës për votat nga Serbia

www.kallxo.com