Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Supremja konfirmon vendimin e PZAP për dënimin e PDK-së me 10 mijë euro

Gjykata Supreme sot ka refuzuar ankesën e bërë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nga vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili kishte dënuar me 10 mijë e 100 euro këtë subjekt politik.

PDK kishte kërkuar nga Gjykata Supreme që ky vendim i PZAP të kthehet në rivendosje.

“Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, dhe ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021, të datës 27.10.2021”, thuhet në vendimin e supremes.

Supremja poashtu sot ka vendosur përfundimisht që në komunën e Hanit të Elezit të mos ketë përsëritje të zgjedhjeve.

Ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me gjobë mbi 10 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa.

“Subjektit politik, Partia Demokratike e Kosovës  me seli në Prishtinë i shqiptohet dënime me gjobë në lartësinë prej 10,100.00 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore”, thuhet në vendimin e PZAP.

Mbi 10 mijë euro gjobë për PDK-në për rastin në Han të Elezit