Supremja e kthen në Apel lëndën e Kçirajve të akuzuar për fajde

Gjykata Supreme e ka kthyer në Gjykatën e Apelit lëndën e të akuzuarve për fajde dhe krim të organizuar në rajonin e Prizrenit, ku të përfshirë janë disa anëtarë të familjes Kçiraj.

Supremja ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të vendos sërish lidhur me këtë lëndë.

Gjykata e Apelit më 4 maj 2020 kishte marrë vendimin që të shpallë fajtor të akuzuarit; T.K., K.K., Gj.K., M.K., B.B., Gj1.K1, G.K., për detyrim dhe fajde.

Me këtë vendim T.K. dhe K.K. janë dënuar me 5 vite burgim dhe dënim me gjobë në shumë prej 20.000 euro. Gj.K. m 3 vite e 6 muaj burg dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 euro. M.K. u dënua me 3 vite burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 euro, B.B. me 5 vite burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 20.000 euro, Xh.K u dënua me 3 vite burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 euro, ndërsa G.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 euro.

Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë, Apeli kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin për të akuzuarin B.O. për detyrimi duke shqiptuar vendimin prej 5 vite burg..

Kurse T.K. për organizimin e skemave piramidale dhe bixhoz të pa ligjshëm, e gjykon me dënim me burgim prej 2 vite e 8 muaj.

Gj.K. për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i pa ligjshëm, është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 8 muaj. Ndërsa të akuzuarit T.K., Gj.K. B.B., M.K. dhe K.K., për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve për të cilën janë shpallur fajtor, Gjykata ka ndryshuar aktgjykimin ashtu që secilit të akuzuar iu shqipton dënimin me gjobë në shumën prej nga 5000 euro.

Për të gjitha këto pika, Gjykata e Apelit do të duhet të vendosë sërish.

Ndërsa sipas vendimit të Gjykatës Supreme ndaj të akuzuarve T.K., K.K., Gj.K., B.B. dhe B.O., është vazhduar paraburgimi i caktuar me datën 4 maj 2020.

 

Rasti Kqiraj: Mungesat elementare që e anuluan aktgjykimin e fajdeve