Supërliga e Kosovës në futboll rikthehet sot në aksion

BKT Supërliga e Kosovës rikthehet sot në aksion pas pushimit për shkak të ndeshjeve kualifikuese për botëror.

Dy duele do të hapin xhiron e nëntë në Supërligën e Kosovës.

Dueli më interesant i ditës së sotme pritet të jetë ai në mes të Ferronikelit dhe Drenicës por kureshtje zgjon edhe ndeshja që zhvillohet mes Dritës dhe Ulpianës.

Drenica gjendet në pozitën e dytë me 14 pikë ndërsa Ferronikeli në pozitën e shtatë në tabelë.

Drita ndodhet në pozitën e pestë me 12 pikë të grumbulluara ndërsa Ulpiana në pozitën e nëntë me gjashtë pikë të grumbulluar. Të dy duelet nisin në ora 13:00.