Enis Berisha, Foto: Kallxo.com

Superaplikuesi në konkurse, Enis Berisha emërohet kryesues i bordit të ‘Infrakosit’

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim gjatë mbledhjes së sotme për emërimin e bordit të përkohshëm të ndërmarrjes publike ‘Hekurudhat e Kosovës – Infrakos’.

Në emërimin e ri, kryesues është zgjedhur Enis Berisha, i cili në kohën  kur Qeveria e kishte shkarkuar bordin e kaluar të Infrakosit, në muajin shkurt, ka qenë anëtarë.

Ndërsa anëtarët e tjerë të bordit të Infrakos janë Vjollca Jashari, drejtore; Artan Dërmaku, drejtor dhe Abdullah Lala, drejtor.

Bordi i kaluar i Infrakosit ishte shkarkuar me 28 shkurt të këtij viti, me propozimin e ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ndërsa në mars të vitit 2019, KALLXO.com kishte shkruar për Enis Berishën, i cili deri në atë kohë kishte aplikuar në  7 pozita të larta në institucione të Kosovës, po që deri atëherë nuk kishte arritur që ta fitonte asnjë pozitë.

Misioni i pamundur i njeriut me superpërvojë për të gjetur punë në Kosovë