'Super Viva' në Lipjan ndjen keqardhje për vonesën e asgjësimit të ushqimit të djegur

Depo e objektit të “Super Viva”-s është djegur 10 ditë më parë, dhe për pasojë është djegur ushqimi i cili ka qenë aty.

Mos asgjësimi i menjëhershmë i ushqimit ka bërë që në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan të kundërmoj erë e rëndë dhe si pasojë e kësaj qytetarët janë ankuar.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka dërguar pyetje tek menaxhmenti i “Supër Viva”-s, të cilët kanë shprehur keqardhje për të gjithë banorët e asaj zone.

Përderisa kanë informuar se asgjësimi i ushqimit do të bëhet sot dhe ky problem do të zgjidhet.

“Fillimisht na vjen shumë keq për banorët e asaj zone. Për arsye të vonesës së organeve kompetente dhe kompanisë së sigurimit është vonuar procesi i asgjësimit”, thuhet në përgjigjen e “Super Viva”-s.

Për këtë problem sot gjatë ditës ka raportuar KALLXO.com, dhe pas raportimit organet kompetente kanë filluar të asgjësojnë mbetjet e djegura në këtë objekt.

Banorët ankohen se ushqimet e djegura në ‘Super Viva’ në Lipjan kundërmojnë – VIDEO