Sunaj Raça. Foto: Facebook/ Sunaj Raça 

Sunaj Raça zgjidhet anëtar i jurisë së Festivalit të Filmit në Sarajevë 

Sunaj Raça, aktor dhe regjisor kosovar, është zgjedhur anëtar i jurisë profesionale të Festivalit të Filmit në (Sarajevo Film Festival).

Përmes një postin në Facebook, Raça ka njoftuar se është zgjedhur në jurinë profesionale për TV serialet të këtij festivali.

“Anëtar i jurisë profesionale për TV serialet rajonale në Sarajevo Film Festival, ‘Zemra e Sarajevës’”, ka shkruan Raça në Facebook.

Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar më 1995 gjatë luftës së Bosnjës. Ky festival është një prej festivaleve më mëdha ndërkombëtare të filmit.