Sulmuesi i Dritës më i miri i javës së 17-të në Superligën e Kosovës në Futboll

Sulmuesi i Dritës nga Gjilani, Marko Simonovski, është shpallur “Ylli i Javës” në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Sulmuesi i bardhekaltërve ishte lojtari kryesor në fitoren e Dritës përballë Prishtinës.

Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

“Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase, me gjithsej 5 gola të shënuar dhe 2 asistime në këtë edicion të BKT Superligës”, thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të në Superligë me vetëm 2 pikë më pak se lideri FC Ballkani.