Sulmon sigurimin në QKUK, arrestohet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo pasi që i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën rojën e sigurimit në QKUK.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:40.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.