Ilustrim

Sulmon policen pasi i shqiptoi gjobë, arrestohet i dyshuari

Një zyrtare policore është sulmuar fizikisht nga një person gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Policia ka njoftuar se deri sa zyrtarja policore i kishte shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarit, ky i fundit e kishte sulmuar.

Në raportin policor thuhet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.