Sulmon me thikë një person, arrestohet

Një person është arrestuar dje në Podujevë pasi i njëjti pas një zënke kishte sulmuar një person tjetër me thikë.

Sipas raportit 24 orësh të forcave të rendit, i njëjti është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull K/Shqiptar.  Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në  vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.