Qendra për Azil. Foto: Kallxo.com

Fjaloset me kuzhinerin në Qendrën e Azilit, arrestohet shtetasi sirian

Dje në fshatin Magure të Lipjanit në Qendrën e Azilit është arrestuar një sirian.

Sipas policisë, ai u arrestua pasi që e kishte kanosur me fjalë dhe e kishte goditur me këmbë veturën e kuzhinierit.

Tutje thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e një fjalosje çasti rreth ushqimit.

Policia ka shtuar se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.