Ilustrim

Sulmon gruan e tij shtatzënë në repartin e gjinekologjisë në Prizren

Policia ka bërë të ditur se një grua, shtatzënë është sulmuar fizikisht nga burri i saj në repartin e gjinekologjisë në Prizren.

Sipas raportit policor, deri tek sulmi ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë” – thuhet në raportin ditor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.