Sulmon fizikisht motrën

Në Polici është raportuar një rast dhune ku motra është sulmuar fizikisht nga vëllai.

Sipas Policisë, i dyshuari ende nuk është hasur.

Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur në Suhodoll dje rreth orës 19:30.

Gjithmonë duke iu referuar raportit të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka thënë Policia.

Çdo lloj dhune ndaj familjarëve dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 248 i këtij Kodi thotë se kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.