Ilustrim

Sulmon fizikisht motrën e tij, arrestohet

Policia ka prangosur një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Emergjencë të Podujevës dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës për trajtim të mëtutjeshëm.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se prokurori kudestar të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:06.