
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari
10.3.2025 - 09:17
Policia e Kosovës raporton se është arrestuar një person në Istog, nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, në shenje revolte ka grisur gjobën dhe ka sulmuar zyrtarin policor. Pas intervistimit, me Vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 10.03.2025.
Rasti është cilësuar si: “sulm ndaj personit zyrtar”.