Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor deri sa ai ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë  më 10.07.2024 rreth orës 13:30.

Ndërkaq Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokuorit është dërguar në mbajtje.