Foto ilustruese

Sulmoi vajzën dhe gruan e xhaxhait, arrestohet i dyshuari

Policia e Shtetit ka njoftuar se në fshatin Gumenicë të Vjetër të Vlorës ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta gruan dhe vajzën e xhaxhait të tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe gruan e xhaxhait të tij.

Nëna me të bijën më pas janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Në njoftimin e Policisë thuhet se po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.