
Sulmoi policin pasi i shqiptoi gjobë, arrestohet i dyshuari në Suharekë
27.12.2024 - 11:19
Një person është arrestuar nën dyshimin se sulmoi zyrtarin policor, pasi që ky i fundit i shqiptoi një gjobë për “kundërvajtje në trafik”, të enjten, më 26.12.2024.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë.
Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.