Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Sulmoi policin nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka qenë duke drejtuar automjetin në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan.

“Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës, më 07.02.2025.

Rasti është raportuar më 06.02.2025.