Ilustrim
Sulmoi policin në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
05.12.2024 - 10:32
Një burrë është arrestuar pasi nuk u është bindur urdhërave policore dhe ka sulmuar një polic.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Emshir” në Prishtinë, më 04.12.2024.
“Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin policor, të publikuar më 05.12.2024.
Rasti është iniciuar si “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.