Sulmoi fizikisht prindërit, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj prindërve të tij.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor pas dhunës së shkaktuar.

Ndërsa i dyshuarit, në këtë rast djali i viktimave pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.