Sulmoi fizikisht nusen e djalit, policia arreston një person nga Peja

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuari i dyshuari  kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nusen e djalit të tij (renë) duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore” – thuhet në njoftim.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – njoftoi PK.