Ilustrim

Sulmoi fizikisht një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Policia në Podujevë ka arrestuar një person pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një burrë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, më 11.08.2024, rreth orës 08:38.

Për shkak të lëndimeve, Policia njofton se personi që është sulmuar fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, pastaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse, i dyshuari dyshohet se është i sëmurë mendor.

“I dyshuari pasi që dyshohet se është i sëmurë psiqik është dërguar në klinikën e psikiatrisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas tretmanit mjekësor është ndaluar për 48 orë” – kanë njoftuar Policia, më 12.08.2024.

Rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.