Ilustrim

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet burri në Prishtinë

Një person u arrestua të mërkurën në Prishtinë.

I arrestuari dyshohet se më datë 14 nëntor pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima sipas raportit policor ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, prokurori vendosi ta dërgojë të dyshuarin në mbajtje.