Graçanica (Ilustrim)

Sulmohet zyrtari komunal në Graçanicë

Dy të dyshuar në Graçanicë,  babë e djalë, janë arrestuar për sulm ndaj një zyrtari komunal.

Sipas policisë sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje lidhur më një borxh për taksa komunale.

Të dyshuarit e nacionalitetit serb më pas e kanë sulmuar zyrtarin ndërsa sipas policisë njëri prej të dyshuarve në stacion policor e ka kanosur verbalisht me vrasje.

Pas intervistimit më vendim të prokurorit të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.