Policia e Nju Jorkut - Ilustrim, Foto: Pixabay

Sulmohet shkrimtari Salman Rushdie para një ligjërate në New York

Salaman Rushdie, shkrimet e të cilit e dërguan deri tek marrja e kërcënimeve me jetë nga Irani në vitin 1980, është sulmuar këtë të premte, pak kohë para se të prezantonte një ligjëratë në New York, raporton Associated Press.

Sipas AP, një burrë mësyu skenën në  Institucionin Chautauqua dhe filloi të godiste me grushte pse me thikë Rushdie, teksa po prezantonte.

Gjendja e Rushide nuk dihet aktualisht.

Libri i Rushdie “Vargjet Satanike” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri asokohe i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Një shpërblim në vlerë prej 3 milionë dollarësh ishte ofruar për vrasjen e shkrimtarit Rushdie.

Rushdie e kishte shpërfillur atë kërcënim duke thënë se “nuk ka prova” që dikush mund të jetë i interesuar në atë shpërblim.

Madje, atë vit Rushdie kishte publikuar një biografi “Joseph Anton”, për atë dekret.