Foto-ilustrim

Sulmohet rojtari i pyllit në një fshat të Gjilanit

 

Një rojtar i pyllit ka raportuar në polici se është sulmuar nga një i dyshuar i cili kishte qenë duke prerë drunj.

Rasti siç njofton Policia ka ndodhur në fshatin Sllakovc të komunës së Gjilanit gjatë ditës së djeshme.

“Viktima roje pylli, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është takuar duke prerë dru në pyll. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.