Foto: Ilustrim
Sulmohet punëtorja e një marketi në Prishtinë
19.6.2022 - 09:48
Një punëtore e një marketi në Prishtinë dje është sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës, i janë grabitur një shumë e parave.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dal në vendin e ngjarjes, por nuk kanë hasur në personin e dyshuar.
Sipas Policisë, ekipi mjekësor i ka ofruar tretman mjekësor viktimës dhe rasti është në procedurë hetimore.
Rasti ka ndodhur në ora 22:33.