Sulmohet punëtorja e barnatores në Mitrovicë të Veriut

Një punëtore e një barnatore në rrugën “Kral Petri”, në Mitrovicë të Veriut është sulmuar gjatë ditës së djeshme në vendin e saj të punës.

Sipas njoftimit, mbrëmë rreth orës 19:40, viktima ka raportuar se derisa ishte duke punuar në barnatore, aty kanë hyrë dy persona të panjohur dhe njëri pre tyre i kishte hedhur sprej në sy dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësiti përkatëse i policisë.