Ilustrim

Sulmohet pronari derisa tenton të ndaloj të dyshuarin që i hyri në shtëpi

Një burrë është lënduar gjatë ditës së djeshme deri sa po tentonte të ndalonte një person që i kishte hyrë në shtëpinë e tij.

Policia ka sqaruar se burri është goditur nga një mjet i fortë nga i dyshuari.

Ky i fundit sipas policisë, pasi kishte sulmuar pronarin e shtëpisë ishte larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.