Sulmohet polici jashtë detyrës zyrtare, shkak mosmarrëveshja në komunikacion

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Si pasoj e një mosmarrëveshje në komunikacion dje gjatë ditës në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht një zyrtarë i Policisë së Kosovës.

Ky i fundit, sipas raportin 24-orësh, ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe se personi i dyshuar në këtë rast është arrestuar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 16:15 dhe se viktima ka pësuar lëndime trupore.

Tutje në raport tregohet se palëve iu është ofruar tretman mjekësor dhe se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili pas shqimit të video incizimeve, ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.