Policia/Ilustrim

Sulmohet njësia e policisë në rrugën Veternik- Podujevë

Policia e  Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë policor janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugëm Veternik- Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:31, një njësi e policisë ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar.

Të njëjtit kanë tentuar që të ikin dhe njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.