Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmohet një zyrtar policor në Podujevë 

 

Një zyrtar policor është sulmuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë deri sa po merrej me një rast penal atje. 

Në raportin ditor policia ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar policin deri sa ky i fundit po merrej me një rast të dhunës në familje. 

I dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor. 

Ky i fundit ka pranuar edhe tretman mjekësor. 

Në anën tjetër, për të dyshuarin policia ka njoftuar se ka qenë me probleme psikike. 

I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. 

Rasti është hapur si sulm ndaj personit zyrtar.