Ilustrim

Sulmohet një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”

Një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit “Adem Jashari”, përmes një postimin në llogarinë e saj në Facebook.

“Dënojmë aktin e ultë të sulmit fizik ndaj punonjësit te ANP ‘Adem Jashari’ gjatë kohës sa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve. Puna dhe përkushtimi i po këtyre punonjësve është ajo që rendit aeroportin tonë ndër aeroportet më të mira të rajonit”, ka shkruar Gara.

Ajo ka thënë se do të ndiqen rrugët ligjore ndaj këtij sulmi dhe ndaj çdo rasti tjetër kundër punonjësve të ANP “Adem Jashari”, të cilët, siç ka shkruar ajo janë edhe aseti më i vlefshëm i kompanisë.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësen Gara për të mësuar më shumë për rastin, por ajo nuk është lajmëruar, njësoj siç kanë bërë edhe nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së sot janë raportuar tollovi në ANP “Adem Jashari” për shkak të anulimit të një fluturimi.