Ilustrim

Sulmohet një profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë

Një profesoreshë është sulmuar fizikisht në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Viktima pas lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (i gjinisë femërore)”, ka thënë Ahmeti.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, në Prishtinë.

KALLXO.com merr vesh se viktima është profesoreshë në Fakultet.