Ilustrim

Sulmohet një person në Ferizaj, një nga të dyshuarit në arrati

Një person ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt pasi kishte marrë lëndime trupore nga disa persona.

Policia ka njoftuar se mbrëmë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, viktima ishte sulmuar nga persona të panjohur.

Këta persona sipas policisë janë larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga të dyshuarit është identifikuar.

I njëjti sipas policisë nuk është arrestuar dhe gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar edhe më tutje.