Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmohet një patrullë policore në Dragash

Një patrullë policore që po punonte në një aksident trafiku në Dragash është sulmuar nga dy persona, dje më 08.08.2024, rreth orës 18:10.

“Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë” – thuhet në raport policor.

Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.