Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sulmohet një mjek në QKUK - Policia arreston të dyshuarin

Një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një mjek në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Raportit 24-orësh të Policisë, sulmi ka ndodhur ndaj një mjeku të Klinikës Infektive.

Në njoftim bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti i cili është inicuar si “lëndim i lehtë trupor” ka ndodhur më 23.01.2025.