Ilustrim

Sulmohet një mjek në QKMF në Podujevë, reagon kryetari Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas sulmit ndaj një mjeku në QKMF.

Bulliqi ka thënë se ky është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm.

“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm”, ka thënë Bulliqi.

Kryetari kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore ndaj këtij rasti.

“Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, ka thënë kryetari.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com është në pritje të përgjigjeve nga Policia e Kosovës.